Fenomeni ‘El Niño’ rikthehet në maj, paralajmërohen ndryshime në mot dhe reshje

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 17:16 | Bota

Fenomeni ‘El Niño’ rikthehet në maj, paralajmërohen

Fenomeni klimatik El Niño pritet të rikthehet që në muajin maj, duke sjellë ndikime të mundshme në temperaturat globale dhe në shpërndarjen e reshjeve.

El Niño përfaqëson një ngrohje periodike të temperaturave të sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor, një proces që zakonisht zgjat nga nëntë deri në dymbëdhjetë muaj.

Të dhënat e fundit tregojnë se në Paqësorin ekuatorial është vërejtur një rritje e temperaturës së ujërave, çka rrit probabilitetin që fenomeni të zhvillohet gjatë periudhës maj–korrik.

Ky fenomen njihet për ndikimin e tij në klimën globale, duke sjellë reshje më të shumta në disa rajone si Amerika e Jugut, jugu i SHBA-së dhe pjesë të Afrikës, ndërsa në zona të tjera si Australia, Indonezia dhe pjesë të Azisë Jugore mund të shkaktojë thatësira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos