
Festimet për fitoren historike të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u shoqëruan me incidente të dhunshme në disa qytete të Francës, duke çuar në qindra arrestime dhe përplasje me policinë.
Sipas autoriteteve franceze, numri i të arrestuarve ka arritur në rreth 780 persona, ndërsa 57 efektivë policie kanë mbetur të plagosur, kryesisht me lëndime të lehta.
Trazirat shpërthyen pas finales së UEFA Champions League, ku PSG mposhti Arsenal dhe siguroi trofeun më të madh evropian për klube. Festimet në disa zona u kthyen në akte dhune, me djegie automjetesh, vandalizim dyqanesh dhe dëme në infrastrukturë urbane.
Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nuñez, incidentet më të rënda u regjistruan në zonën e Champs-Élysées dhe pranë stadiumit Parc des Princes, ku ishin mbledhur mijëra tifozë për të ndjekur ndeshjen.
Autoritetet raportuan gjithashtu një tentativë sulmi ndaj një stacioni policie në Paris nga një grup i vogël personash të dhunshëm. (A2 Televizion)