Trump emëron Tom Barrack të dërguar të posaçëm për Sirinë dhe Irakun

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 18:00 | Bota

Trump emëron Tom Barrack të dërguar të posaçëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e Tom Barrack si të dërguar të posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump përmes një postimi publik, ku ai vlerësoi kontributin e Barrack dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të SHBA-së me qeveritë e dy vendeve të Lindjes së Mesme.

Sipas presidentit amerikan, Tom Barrack do të vazhdojë njëkohësisht të mbajë edhe postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Turqi, ndërsa detyrat e reja do t’i ushtrojë me mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Trump theksoi se administrata e tij synon të thellojë bashkëpunimin strategjik me Sirinë dhe Irakun, duke shtuar se marrëdhëniet me këto vende po forcohen vazhdimisht.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos