Shpërthim shkatërrues në Myanmar, humbin jetën 46 persona, plagosen 70 të tjerë

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 19:03 | Bota

Shpërthim shkatërrues në Myanmar, humbin jetën 46 persona,

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fshat në Myanmar, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 55 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, sipas raportimeve të BBC.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaung Tat, në zonën e Namkham Township në shtetin Shan, pranë kufirit me Kinën, një territor i kontrolluar nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare Ta’ang (TNLA), një nga grupet kryesore rebele që kundërshtojnë juntën ushtarake.

Sipas një burimi në terren, mes viktimave janë 25 gra dhe 30 burra, ndërsa raporte të tjera japin shifra paksa të ndryshme. Shpërthimi ka ndodhur rreth mesditës sipas orës lokale dhe një re e madhe tymi është parë duke u ngritur mbi fshat menjëherë pas ngjarjes.

TNLA ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e detonimit të eksplozivëve të përdorur në miniera dhe gurore. Grupi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e sakta të incidentit, shkruan A2CNN. 

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një krater të madh, shtëpi të shkatërruara dhe mbeturina të djegura, ndërsa banorët kanë përshkruar skena paniku dhe shkatërrimi. Disa prej tyre fillimisht menduan se bëhej fjalë për një sulm ajror.

Sipas dëshmive të banorëve, midis viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa qindra shtëpi janë dëmtuar, duke prekur pothuajse të gjithë lagjen. Disa të mbijetuar kanë treguar se shpëtuan për pak sekonda, ndërsa ndodheshin brenda banesave të tyre në momentin e shpërthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos