Fiter Bajrami në botë, Gaza feston mes rrënojave, vdekjes e krizës së urisë

Nga Erjon Dervishi
10 Prill 2024, 14:10 | Bota

Bota myslimane feston përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit e cila kulmon me Fiter Bajramin. Nga Indonezia në Irak, besimtarët kishin vetëm një brengë, situata në Gaza dhe gjendja e refugjatëve palestinezë.

Mes rrënojave, vdekjes dhe krizës së urisë që ka shkaktuar lufta e Izraelit, edhe banorët e rripit të Gazës shënuan Fiter Bajramin. Mijëra besimtarë morën pjesë në lutjen jashtë rrënojave të një xhamie simbol në qytetin jugor të Rafah.

Për qytetarët atje, godina shënon gjithçka që ka mbetur nga ndërtesat e rrafshuara nga lufta.

Kjo ditë, për mua, është e trishtë, në krahasim me Bajramin e kaluar. I shikoj fëmijët e mi dhe më thyhet zemra. Kur ulem me ta dhe filloj të qaj duke u pikëlluar për ditët që kanë kaluar. Bajramin e kaluar, isha i rrethuar nga fëmijët e mi, duke i parë me gëzim. Por sot jam i lënduar, nuk mund të lëviz apo të shkoj askund”, tha banori i Gazës, Mahmoud Al Hamaydeh.

Të tjerë kërkojnë që këtë dita ta përjetojnë me gëzim. Kjo ditë sipas tyre është dita e shpërblimit.

Pavarësisht ndjenjës së madhe të dhimbjes dhe vrasjeve të vazhdueshme sioniste gjatë gjashtë muajve të fundit të jetës sonë, ne duhet të tregojmë gëzim në këtë ditë. Dita e Fiter Bajramit, quhej dita e shpërblimit, shpërblimi për atë që myslimanët arritën me bindje, agjërim dhe adhurim gjatë muajit të Ramazanit”, tha banori i Gazës, Ahmedebu Shaer.

Mijëra besimtarë palestinezë u falën edhe në xhaminë e Al Aksës në Jeruzalem, një prej vendeve më të shenjta të Islamit, duke pasur ne mendje gjithashtu tragjedinë që ka përfshirë rripin e gazës.  Kriza e urisë atje, rrezikon të rrisë më tej bilancin dramatik të viktimave nga sulmet izraelite, që I ka tejkaluar 33 mijë.

Qetësi nuk ka pasur as në prag të festës, teksa 14 palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelite në kampin Nuseirat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos