Fitër Bajrami në botë, jo vetëm festë, Lindja e Mesme nën drone e raketa

Nga Rosalba Bejdo
20 Mars 2026, 10:28 | Bota

Myslimanët në pjesë të mëdha të botës, përfshirë rajonin e Gjirit, Turqinë, Evropën, Amerikën dhe Afrikën, po festojnë sot Fitër Bajramin me lutje të përbashkëta dhe tubime festive. 

Festa, e cila shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e gjen këtë vit Lindjen e Mesme dhe vendet e gjirit, mes ankthit dhe frikës, për shkak të përshkallëzimit të luftës mes Izraelit, SHBA dhe Iranit. 

Me mijëra ishin besimtarët myslymanë që u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Mekë këtë të premte, për lutjet e Fiter Bajramit. Për palestinezët ky Bajram erdhi ndryshe, teksa xhamia e Al Akses, qëndroi e mbyllur në fund të muajit të Ramazanit.

Autoritetet po e mbajnë kompleksin të mbyllur duke detyruar besimtarët myslimanë ti zhvillojnë lutjet jashtë xhamisë së famshme, në qytetin e vjetër. Në kryeqytetin libanez, Bejrut lutjet në këtë ditë ishin që lufta mes Hezbollahut dhe Izraelit të mbarojë sa më shpejt.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos