Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 09:02 | Bota

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pretendoi se Irani nuk ka më kapacitete për të prodhuar raketa balistike.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, gjenerali Ali Mohammad Neini, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë prodhimin e raketave edhe në kushte lufte. Sipas tij, industria e raketave funksionon në mënyrë efikase dhe nuk ka probleme as me prodhimin dhe as me rezervat.

Ai theksoi gjithashtu se konflikti nuk pritet të ndalet shpejt. “Populli pret që lufta të vazhdojë derisa armiku të jetë shteruar plotësisht. Ajo duhet të përfundojë vetëm kur hija e luftës të largohet nga vendi ynë,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Netanyahu kishte deklaruar se pas 20 ditësh zhvillimesh, Irani nuk ka më as kapacitete për pasurimin e uraniumit dhe as për prodhimin e raketave balistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos