Forcat ukrainase të rrethuara nga ushtria ruse në Kursk? Kievi hedh poshtë pretendimet e Putinit

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 17:02 | Bota

Forcat ukrainase të rrethuara nga ushtria ruse në Kursk? Kievi hedh

Më herët, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përsëriti pretendimet e homologut rus Vladimir Putin se trupat ukrainase në rajonin rus të Kursk, tani janë të rrethuara nga forcat ruse.

Sipas mediave të huaja, ushtria e Ukrainës i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si "të rreme".

Një deklaratë thotë se trupat, në fakt, u tërhoqën në pozicione "më të favorshme" dhe se nuk ka asnjë rrezik që ato të rrethohen.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha: "Raportet për rrethimin e pretenduar nga armiku të njësive ukrainase në rajonin e Kurskut janë të pavërteta dhe po krijohen nga rusët për qëllime politike dhe për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe partnerët e saj”.

“Situata nuk ka ndryshuar shumë gjatë ditës”, tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

“Vazhdojnë veprimet luftarake në zonën operative të grupimit ushtarak Kursk”, shtoi ai më tej.

Deklarata shton se forcat e Ukrainës janë "rigrupuar". Më tej thuhet se: “Ushtarët tanë po zmbrapsin ofensivën e armikut dhe po shkaktojnë dëme efektive nga zjarri nga të gjitha llojet e armëve”.

“Që nga fillimi i ditës, në sektorin e Kurskut janë zhvilluar 13 skena luftarake. Nuk ka asnjë kërcënim për rrethim të njësive tona", thuhej më tej në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos