
Gjermania pritet të jap 540 milionë euro për të blerë dronë kamikazë. Kjo shumë është vetëm fillimi, pasi planet janë që shpenzimet për këtë investim ushtarak të tetëfishohen.
Vizën për këtë gjë e ka dhënë edhe Komiteti buxhetor i Bundestagut, të mërkurën, ka bërë të ditur DPA, përcjellë KosovaPress.
Blerja do të bëhet nga kompanitë gjermane Helsing dhe Stark Defence, me një kufi maksimal prej 1 miliard eurosh për fazën fillestare.
Ministria e Mbrojtjes planifikon të shpenzojë deri në 4.4 miliardë euro për këta dronë në vitet e ardhshme, duke porositur disa mijëra njësi në fazën e parë.
Brigada e para gjermane që do të pajiset më kësi dronë do të jetë ajo që ndodhet në Lituani.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius e quajti vendimin një hap të rëndësishëm, duke theksuar përfitimet e përfshirjes së dronëve, nga përvoja e Ukrainës.
Gjatë debatit u shfaqën shqetësime për përfshirjen e investitorit amerikan Peter Thiel në kompaninë prodhuese të dronëve Stark Defence, dhe ndikimin e mundshëm të tij në të, duke ditur se ai ka një afri me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./Kosovapress
(A2 Televizion)