Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2026, 17:04 | Politikë

Rama mbledh të shtunën Asamblenë e PS në Tiranë

A2 CNN ka mësuar nga burime se të shtunën, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë Asamblenë e Tiranës. Takimi mësohet se do të zhvillohet te lokal “Xibraku”, në orën 11:00 të mëngjesit.

Sipas informacioneve, tema e diskutimit parashikohet të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 9 maj të vitit të ardhshëm.

Javën e kaluar, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe zv.kryeminisministrija Albana Koçiu u zgjodhën si dy drejtues organizativë të Bashkisë Tiranë, ndërsa Ogerta Manastirliu vijoi të mbetet drejtuese politike e qarkut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos