Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 17:51 | Bota

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë

Melania Trump është gati të bëjë histori si Zonja e Parë e SHBA-ve që do të drejtojë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke mbajtur një fjalim të fokusuar në paqen përmes edukimit, raporton A2CNN. Shtetet e Bashkuara marrin të hënën presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.  

Fjalimi i Zonjës së Parë do të shënojë herën e parë që një Zonjë e Parë nga çdo vend. dhe herën e parë që një Zonjë e Parë e SHBA-së në detyrë do të drejtojë Këshillin e Sigurimit, ndërsa anëtarët e tij shqyrtojnë arsimin, teknologjinë, paqen dhe sigurinë.

Zonja e parë pritet të theksojë rëndësinë e arsimit dhe njohurive në krijimin e paqes së vazhdueshme dhe të përhershme, tha një burim pranë zonjës së parë për Fox News.

"Zonja e parë po e rishpik rolin e saj dhe kjo shënon një tjetër arritje të jashtëzakonshme për të", tha burimi. "Është hera e parë në histori që një zonjë e parë do t'i drejtohet këshillit të sigurisë, duke iu përmbajtur misionit të saj për fuqizimin e brezit të ardhshëm me arsim dhe teknologji."

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Michael Waltz, u shpreh se është "e përshtatshme që zonja e parë, një avokate e apasionuar dhe e palodhur për fëmijët, do të kryesojë ditën e parë të presidencës amerikane të Këshillit të Sigurimit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos