Çelet panairi ECGE 2026, Energjia, ndërtimi dhe teknologjia, bizneset krijojnë ura të reja bashkëpunimi

Nga Marjo Brakaj
19 Nëntor 2026, 17:01 | Ekonomi

“Faleminderit që erdhët! Jam shumë e kënaqur që po e hapim këtë panair sot këtu, së bashku me të gjitha bizneset që na kanë shoqëruar, dhe që po e vazhdojmë këtë projekt.”

Për të pestin vit radhazi, Tirana mirëpret Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, një platformë profesionale që bashkon kompanitë, ekspertët dhe aktorët kryesorë të sektorëve me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit.

 “Jemi një ekip unik inxhinierësh, me ekspertizë në projektimin e sistemeve, sigurinë kibernetike dhe integrimin e teknologjive, të mbështetur nga teknikë të kualifikuar, me një përvojë mesatare prej 12 vitesh në kompani. Pjesëmarrja në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër është një mundësi për të prezantuar ekspertizën dhe zgjidhjet inovative për sektorin.”

E themeluar mbi përvojën në sistemet energjetike dhe me kualifikime evropiane në teknologjinë fotovoltaike, Unisolar synon të jetë një ndër kompanitë lider në Kosovë dhe më gjerë në fushën e energjisë së rinovueshme. Përmes zgjidhjeve fotovoltaike, kompania kontribuon në zhvillimin e energjisë së pastër dhe ekonomisë së gjelbër. Pjesëmarrja në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër është një mundësi për të prezantuar ekspertizën dhe potencialin e saj.

Një nga mundësitë që ofron panairi është programi i takimeve B2B, i cili u mundëson kompanive dhe profesionistëve të krijojnë kontakte të strukturuara me ekspozuesit dhe aktorët e tjerë të tregut.

 “Instituti i Ndërtimit është një nga institucionet kryesore në fushën e kërkimit, studimit dhe ekspertizës teknike në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Pjesëmarrja në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër sjell në vëmendje rëndësinë e standardeve, sigurisë dhe inovacionit për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit.”

 “E themeluar në vitin 2013, eSaving është e specializuar në shpërndarjen e komponentëve dhe sistemeve për energjinë e rinovueshme dhe eficiencën energjetike. Në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, kompania prezanton produkte cilësore dhe konkurruese, duke promovuar zgjidhje për një të ardhme më të qëndrueshme.”

Ndërsa teknologjia po transformon sektorin energjetik dhe atë të ndërtimit, një rol gjithnjë e më të rëndësishëm po merr edhe telekomunikacioni, duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe lidhjen mes bizneseve dhe konsumatorëve.

 “Vodafone është pozicionuar si partneri kryesor i bizneseve, kryesisht përmes rrjetit 5G. Ne sot bashkojmë konektivitetin me shërbimet IT, sigurinë kibernetike dhe shërbime të tjera, me një qëllim të qartë: të jemi partneri kryesor drejt transformimit digjital.”

Panairi do të qëndrojë i hapur deri ditën e premte, ndërsa pjesë e tij pritet të jenë edhe ekspertë të sektorit nga vende të ndryshme, të cilët do të ndajnë përvojat dhe risitë më të fundit në fushën e energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos