Fotografia e Mbretëreshës Elizabeth II me firmën e saj gjendet mes thesareve të Assad në Siri

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 13:24 | Bota

Fotografia e Mbretëreshës Elizabeth II me firmën e saj gjendet

Një fotografi me firmë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip është gjetur mes suvenireve në dhomën e mbushur me thesarin e liderit të rrëzuar sirian Bashar al Assad.

Fotografia e Mbretëreshës Elizabeth II me firmën e saj gjendet

Sipas mediave të huaja, luftëtarët rebelë e zbuluan foton në të ashtuquajturin "Pallati i Popullit" i diktatorit në qendër të kryeqytetit sirian Damask, shkruan A2 CNN.

Fotografia është e nënshkruar me dorë dhe daton në vitin 2002 - në të njëjtin vit që Assad dhe gruaja e tij vizituan familjen mbretërore në Pallatin Buckingham.

Fotografia e Mbretëreshës Elizabeth II me firmën e saj gjendet

Vizita u zhvillua dy vjet pasi Assad mori detyrën si president i Sirisë, përpara se ai të tregohej i pabesë për shtypjen e tij brutale ndaj protestave pro-demokratike të Pranverës Arabe të vitit 2011 dhe luftës civile që pasoi.

Fotografia e Mbretëreshës Elizabeth II me firmën e saj gjendet

Kujtimet e tjera të gjetura në dhomën e mbushur me thesare përfshinin mburoja ari dhe argjendi, stolitë dhe veprat e artit, kutitë dhe një çmim FIFA për kampionatin botëror të të rinjve, shkruan A2 CNN.

Fotografia e Mbretëreshës Elizabeth II me firmën e saj gjendet (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos