Lideri suprem Khamenei: Rënia e Asadit nuk do ta dobësojë Iranin

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 13:20 | Bota

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem iranian, ka thënë se rrëzimi i regjimit të Bashar al Assad në Siri nuk do ta dobësojë vendin e tij.

Sipas mediave të huaja, komentet Khamenei i bëri teksa foli për herë të parë që nga rrëzimi i aleatit të tij Bashar al Assad.

"Ajo që ndodhi në Siri ishte planifikuar kryesisht në dhomat e komandës së Amerikës dhe Izraelit. Ne kemi prova për këtë. Një qeveri fqinje e Sirisë ishte gjithashtu e përfshirë," tha ai në një fjalim të raportuar nga media shtetërore iraniane.

Khamenei tha gjithashtu se "rezistenca" e Iranit do të forcohej pavarësisht largimit të Asadit nga pushteti.

"Sa më shumë presion të bësh, aq më e fortë bëhet rezistenca. Sa më shumë krime të bësh, aq më e vendosur bëhet. Sa më shumë të luftosh kundër saj, aq më shumë zgjerohet", tha ai, shkruan A2 CNN.

"Ju siguroj, me fuqinë hyjnore, ndikimi i rezistencës do të shtrihet në të gjithë rajonin, më shumë se kurrë më parë", përfundoi ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos