Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 10:58 | Bota

Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949

Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radhazi për ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh në Francë në gati tetë dekada, si pasojë e të cilit janë djegur mbi 16.000 hektarë, ka vdekur një person dhe janë shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Një person ka vdekur, tre janë të zhdukur dhe dy të tjerë, përfshirë një zjarrfikës, janë në gjendje të rëndë, thanë autoritetet lokale.

“Deri tani, zjarri nuk është vënë nën kontroll”, tha të enjten Christophe Magny, një nga zyrtarët që drejton operacionin e shuarjes së zjarreve, për televizionin BFM.

Një automjet i djegur qëndron pranë një ndërtese të dëmtuar nga zjarri në jug të Francës, 7 gusht 2025.
Ai shtoi se shpreson se flakët të vihen nën kontroll më vonë gjatë ditës.

Zjarri, rreth 100 kilometra nga kufiri me Spanjën, jo larg Detit Mesdhe, ka nisur të martën dhe është përhapur me shpejtësi.

Zjarri tashmë ka përfshirë një zonë një herë e gjysmë më të madhe se Parisi. Zyrtarët kanë thënë se është zjarri më i madh në Francë që nga viti 1949.

Zjarri tani po përhapet më ngadalë, tha ministrja e Mjedisit, Agnes Pannier-Runacher, për radion France Info.

Shkencëtarët thonë se verërat më të nxehta dhe më të thata në rajonin e Mesdheut e bëjnë atë më të rrezikuar nga zjarret.

Zyra meteorologjike e Francës ka paralajmëruar për një valë të re të të nxehtit që do të nisë në pjesë të tjera të jugut të Francës të premten dhe pritet të zgjasë disa ditë. REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos