Siç e përmendëm më parë, midis 12 anëtarëve të ekuipazhit në bordin e Madleen ishte Rima Hassan, një anëtare franceze e Parlamentit Evropian.
Sipas mediave të huaja, Franca është një nga vendet që udhëheq thirrjen për njohjen e shtetit palestinez.
Franca do të jetë bashkëorganizatore e një konference të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më vonë këtë muaj me Arabinë Saudite, me qëllim ndërmarrjen e hapave për të arritur një zgjidhje me dy shtete, e cila propozon një shtet të pavarur palestinez që të bashkëjetojë me Izraelin. Kjo është diçka që Izraeli e refuzon.
“Duhet urgjentisht të kalojmë nga fjalët në vepra. Duhet të kalojmë nga përfundimi i luftës në Gaza në përfundimin e vetë konfliktit”, tha Anne-Claire Legendre, këshilltare për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut e Presidentit francez Emmanuel Macron, në një seancë të OKB-së në fillim të muajit të kaluar.
“Përballë fakteve në terren, perspektivat e një shteti palestinez duhet të ruhen”, shtoi ajo, shkruan A2 CNN.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi vlerëson se rreth 54,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës. (A2 Televizion)