Ukrainasit janë përpjekur të rrëzojnë helikopterin e Vladimir Putin teksa fluturonte mbi rajonin e Kursk. Ky është pretendimi i një zyrtari ushtarak rus, i cili shprehet se Putin ishte në ajër, duke fluturuar me një helikopter mbi rajonin e Kurskut, kur ndodhi një sulm i rëndë nga dronë ukrainase.
Siç deklaroi komandanti i mbrojtjes ajrore lokale, Yuri Dashkin, "intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm në momentin kur helikopteri i Komandantit Suprem po fluturonte mbi zonë".
Ai pretendoi se "helikopteri i presidentit ishte në epiqendrën e sulmit të zmbrapsur".
⚡???????? BREAKING
— Inside the conflict (@Muhamma22474285) May 25, 2025
Ukrainian Drones Target Putin’s Helicopter Over Kursk
Ukrainian drones reportedly tried to attack Putin’s helicopter mid-flight near Kursk. Russian air defenses responded quickly and blocked the strike. No damage was reported. pic.twitter.com/TWPmGWXYhC
Vërehet se nuk ka raportime për ndonjë lëndim të Putin. Gjatë operacionit, forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar gjithsej 46 dronë ukrainas.
Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini, megjithatë, ai i shtohet një serie publikimesh të ditëve të fundit që pasqyrojnë tensionin në rajonin e Kurskut, pas rimarrjes së territorit nga forcat ruse.
Sakaq, vetë Putini e vizitoi së fundmi rajonin, sipas një njoftimi të dhënë të mërkurën nga Kremlini. (A2 Televizion)