Një djalë anglez i quajtur Alex Batty, është gjetur në Francë, 6 vjet pasi u rrëmbye kur ishte 11 vjeç, ndërsa ishte me pushime me nënën dhe gjyshin e tij në Spanjë.
Ishte vetë djali që i kërkoi ndihmë policisë së Tuluzës, pasi arriti të shpëtonte nga një sekt, i cili jeton në tenda dhe kampe në këmbët e Pirenejve.
Alex ishte me pushime në Marbella me nënën e tij, atëherë 37 vjeç dhe gjyshin David, i cili ishte 58 vjeç. Të dy e kishin ndaluar të ishin me fëmijën në atë kohë, për shkak të vështirësive në familje, por kishin vendosur të largoheshin gjithsesi, duke premtuar se do të ktheheshin nga udhëtimi pas dy javësh.
Megjithatë, ata nuk u kthyen kurrë nga atje. Gjyshja, Susan Caruana, dhe kujdestari ligjor i Alex Batty, kishin hedhur hipotezën se të dy kishin ikur me fëmijën për t'u bashkuar me një sekt dhe për të bërë një mënyrë jetese alternative.
Ndonëse nuk u ka treguar asnjë dokument zyrtar xhandarëve, djali, tashmë 17 vjeç, ka dhënë në mënyrë të pavarur identitetin e tij. Fytyra dhe historia e tij korrespondojnë në çdo mënyrë me atë të britanikut të rrëmbyer në vitin 2017. Këtë të enjte, prokurori publik i Toulouse konfirmoi se ai është me të vërtetë Alex Batty. (A2 Televizion)