“Yahya Sinwar, i ka ditët e numëruara”, gjendet në Gaza një tjetër peng i vrarë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 07:34 | Bota

“Yahya Sinwar, i ka ditët e numëruara”, gjendet në

Në ditën e 70-të të luftës në Lindjen e Mesme, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se “Lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, i ka ditët e numëruara”.

“Nuk e di sa kohë do të dojë, por drejtësia do të bëhet”, deklaroi zyrtari amerikan, gjatë takimit me gazetarët pas konferencës që këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan zhvilloi në Izrael.

“Yahya Sinwar i ka duart me gjak amerikanësh dhe vijon ende të mbajë pengje amerikane”, përfundoi ai.

Ndërkohë, që trupat e ushtrisë izraelite kanë gjetur një tjetër peng të pajetë në Rripin e Gazës. Bëhet fjalë për franko-izraeliten Elya Toledano, e rrëmbyer nga Hamasi, më 7 tetor.

Gjatë operacioneve është vrarë dhe një tjetër ushtar, duke e çuar në 117 numri e fataliteteve në anën të trupave të mbrojtjes së Izraelit, që nga nisja e ofensivës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos