Gjermania: Evropa është e gatshme të negociojë me Iranin

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 15:30 | Bota

Gjermania: Evropa është e gatshme të negociojë me Iranin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin për një zgjidhje rreth programit të tij bërthamor.

Sipas mediave të huaja, Johann Wadephul tha: "Nuk është kurrë vonë për t'u ulur në tryezën e negociatave, nëse vjen me qëllime të ndershme".

Ai foli një ditë pas një telefonate me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, së bashku me homologët e tij francezë e britanikë dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së.

Sipas tij, zyrtarët evropianë e bënë të qartë se vendet e tyre, të cilat ishin pjesë e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 me fuqitë botërore, "janë ende të gatshme të negociojnë për një zgjidhje".

Ai shtoi se Irani "tani duhet të veprojë urgjentisht" dhe "duhet të marrë masa për ndërtimin e besimit dhe gjithçka të jetë e verifikueshme", duke përfshirë një deklaratë të besueshme se Teherani nuk po përpiqet të ketë armë bërthamore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos