Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2025, 19:58 | Bota

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti

Një nga sistemet vullkanike më komplekse dhe më pak të njohura të Evropës është studiuar për herë të parë me detaje nën relievet e Eifelit, në Gjermaninë perëndimore. Zona përfshin qindra vullkane që sot duken të fjetur dhe i përkasin të ashtuquajturave “fusha vullkanike të shpërndara”, një formë vullkanizmi brenda pllakës tokësore, ende pak e studiuar por me rreziqe të mundshme.

Midis shtatorit 2022 dhe gushtit 2023, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Qendra Helmholtz për Gjeoshkencat (GFZ) realizoi eksperimentin më të madh sizmologjik të zhvilluar ndonjëherë në Gjermani mbi vullkanet.

Studimi, i njohur si Eifel Large-N, përdori mbi 500 stacione sizmike të përkohshme dhe një teknologji inovative me fibër optike 64 kilometra, e cila lejon zbulimin e dridhjeve shumë të vogla nëntokësore.

Falë këtij rrjeti, shkencëtarët krijuan hartën më të detajuar deri më sot të sistemit magmatik që shkaktoi shpërthimin e madh të Liqenit Laach, rreth 13 mijë vjet më parë.

Kjo ngjarje shumë shpërthyese, që zgjati vetëm disa ditë, mbuloi zona të gjera të Evropës qendrore me hi dhe rrjedha piroklastike, duke lënë depozita qartë të dukshme pranë Mendig, në jug të liqenit.

Rezultatet tregojnë se rezervuari i magmës ndodhet deri në 10 kilometra thellësi, më poshtë dhe me orientim të pjerrët, ndryshe nga sa mendohej më parë.

Studimi zbuloi gjithashtu mbi 1 000 mikrotërmete në vetëm një vit, duke sugjeruar prani fluidesh të nxehta ose procese aktive në thellësi.

Rezultatet e eksperimentit Eifel Large-N janë botuar në revistat Seismica, Journal of Geophysical Research: Solid Earth dhe Geophysical Journal International dhe ndihmojnë në vlerësimin më të saktë të rrezikut vullkanik në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos