“Gjuetia për Bella 1”... Refuzoi të ndalonte, SHBA ndjek anijen cisternë në mes të oqeanit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 07:09 | Bota

“Gjuetia për Bella 1”... Refuzoi të ndalonte, SHBA ndjek

Shtetet e Bashkuara po ndjekin një tjetër anije cisternë në ujëra ndërkombëtare pranë Venezuelës, vetëm pak ditë pasi presidenti Donald Trump shpalli një “bllokadë të plotë” ndaj cisternave të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga ky vend. Sipas zyrtarëve amerikanë, anija me emrin Bella 1 po lundronte drejt Venezuelës për të ngarkuar naftë dhe është nën sanksione të SHBA për lidhje me eksportet iraniane të naftës.

Roja Bregdetare amerikane tentoi ta ndalonte dhe të hipte në bord, por cisterna refuzoi të ndalojë, duke bërë që forcat amerikane të vihen në ndjekje të saj, shkruan A2 CNN. Zyrtarët e përshkruajnë Bella 1 si pjesë të “flotës së errët” që ndihmon vendet e sanksionuara të shmangin masat ndërkombëtare, duke përdorur flamuj të rremë dhe itinerare të fshehta.

Operacioni vjen një ditë pasi SHBA ndaloi cisternën Centuries, e cila dyshohet se transportonte naftë venezuelase të sanksionuar. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, publikoi pamje të operacionit, duke deklaruar se SHBA do të vazhdojë ndjekjen e tregtisë së paligjshme të naftës që, sipas saj, financon narkoterrorizmin në rajon.

Administrata Trump po rrit presionin ndaj presidentit venezuelas Nicolas Maduro, duke synuar të godasë burimin kryesor ekonomik të vendit, naftën. Venezuela e ka quajtur bllokadën “një kërcënim të rëndë dhe të papërgjegjshëm” dhe ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos