
Estonia do të mbyllë për të paktën gjashtë muaj të gjitha pikat e kalimit rrugor në kufirin me Rusinë, duke nisur nga 1 dhjetori.
Vendimi është marrë për arsye sigurie, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë rritur. Ministri i Brendshëm estonez, Igor Taro, deklaroi se shërbimet ruse të sigurisë po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve estonezë që kalojnë kufirin dhe po përpiqen t'i rekrutojnë ata.
Vendimi vjen gjithashtu pas akuzave të Estonisë ndaj shërbimeve ruse për organizimin e një sulmi me zjarrvënie ndaj një kompanie estoneze të mbrojtjes. Moska i ka mohuar këto akuza.
Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se Moska do të përgjigjet me masa politike dhe diplomatike, duke e cilësuar vendimin si një përpjekje për të ngritur një “Perde të re të Hekurt”.
Mbyllja prek vetëm qarkullimin rrugor, ndërsa transporti hekurudhor i mallrave do të vijojë, nën kontrolle të rrepta doganore.
“Gjatë gjithë vitit 2026, Estonia ka ndërmarrë hapa konfrontuesdhe anti-rusë, duke kufizuar në mënyrë sistematike funksionimin e pikave tëkalimit kufitar përgjatë kufirit ruso-estonez, përmes shkurtimit të orareve tëtyre të punës. Planet e autoriteteve estoneze për mbylljen e plotë të pikave tëmbetura funksionale janë plotësisht në përputhje me këtë agjendë rusofobe.Këtoveprime në thelb përbëjnë përpjekje për të ngritur një Perde të re të Hekurt,nën pretekstin e rremë të një kërcënimi nga Lindja.Është eqartë se, përmes këtyre veprimeve, autoritetet estoneze synojnë gjithashtu tëzgjidhin problemet e tyre të brendshme, duke shpërqendruar qytetarët ngavështirësitë e mëdha socio-ekonomike, të cilat janë pasojë e politikave të tyredritëshkurtra dhe të papërgjegjshme, përmes deklaratave dhe qëndrimeve tëvazhdueshme anti-ruse.NëseTalini do të vijojë me këto plane, vendi ynë do të ndërmarrë kundërmasat enevojshme politike dhe diplomatike për të mbrojtur interesat e tij kombëtare.Dhe, siç e dini, ne nuk i harrojmë as bashkëkombësit tanë.” (A2 Televizion)