Gjykata e Lartë e SHBA refuzon presidentin Trump për financimin e USAID-it

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 16:40 | Bota

Gjykata e Lartë e SHBA refuzon presidentin Trump për financimin e

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka hedhur poshtë kërkesën e administratës Trump për të mbajtur të ngrirë miliarda dollarë ndihmë të huaj të miratuar nga Kongresi.

Megjithatë, gjykata nuk deklaroi se kur duhet të lirohen paratë, duke lejuar Shtëpinë e Bardhë të vazhdojë të kundërshtojë çështjen në gjykatat më të ulëta, shkruan A2 CNN.

Me pesë vota pro dhe katër kundër, gjyqtarët hodhën poshtë kërkesën e presidentit amerikan për të refuzuar urdhrin e gjykatës më të ulët.

Vendimi bëri që tre gjyqtarët liberalë të bashkoheshin me konservatorët John Roberts dhe Amy Coney Barrett në shumicë. Katër konservatorët e mbetur, Clarence Thomas, Samuel Alito, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh, kundërshtuan, raporton A2 CNN.

Gjykata e Lartë ka mbështetur urdhrin e një gjyqtari federal që USAid të paguajë 1.5 miliardë dollarë për grupet e huaja të ndihmës, pavarësisht përpjekjes së Donald Trump për të shpërbërë organizatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos