Në pritje të hakmarrjes, Rusia sulmon sërish Ukrainën pas “ferrit” në qendrën tregtare

Nga Xhevahir Qardaku
22 Gusht 2026, 09:00 | Bota

Të paktën dy persona janë vrarë në sulmet e reja ruse në Ukrainë, ndërsa nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, rezultojnë ende të zhdukur, një ditë pas sulmit me dronë ndaj një qendre tregtare në Krivi Rih, ku humbën jetën 16 persona.

Në Kiev, një person humbi jetën pas një zjarri në një magazinë, ndërsa në Zaporizhzhia një tjetër u vra nga një sulm me dron dhe katër persona u plagosën.

Sulmi në Krivi Rih, qyteti i lindjes së presidentit Volodymyr Zelensky, u krye në dy valë, me valën e dytë që goditi ekipet e emergjencës; 130 persona, përfshirë 23 fëmijë, u plagosën.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet.

Presidenti Zelensky e cilësoi sulmin si “cinik dhe të neveritshëm”, ndërsa Rusia pretendon se goditjet e saj kishin në shënjestër infrastrukturën e transportit dhe depot në Ukrainë. Zelenski u zotua për hakmarrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos