Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: Për një dekadë u trajtova si fajtore!

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 17:48 | Bota

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja:

Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar autoritetin tatimor të vendit t’i kthejë 55 milionë euro  këngëtares Shakira, pasi vendosi se paratë ishin mbledhur në mënyrë të padrejtë në një mosmarrëveshje mbi taksat e saj.

Gjykata e Lartë Kombëtare e ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane për mashtrim tatimor dhe ka urdhëruar Thesarin t’i rikthejë shumën së bashku me interesat, raporton A2CNN.

Gjykata tha se autoritetet tatimore nuk arritën të provonin se ajo kishte kaluar 183 ditë në Spanjë gjatë vitit 2011, minimumi i kërkuar që një rezident të paguajë tatim mbi të ardhurat personale atje.

Shakira deklaroi se gjykata “më në fund vendosi të vërtetën në vend”, pasi kishte kaluar tetë vite “duke duruar sulme brutale publike, fushata të orkestruara për të shkatërruar reputacionin tim dhe net pa gjumë që në fund ndikuan në shëndetin tim dhe mirëqenien e familjes sime”.

Ylli 49-vjeçar, i njohur për hitet si “Hips Don't Lie” dhe “Whenever, Wherever”, shtoi: “Nuk ka pasur kurrë mashtrim dhe vetë Administrata nuk mundi ta provonte kurrë të kundërtën, thjesht sepse nuk ishte e vërtetë.

“Megjithatë, për gati një dekadë, unë u trajtova si fajtore. Çdo hap i procesit u publikua, u shtrembërua dhe u amplifikua, duke përdorur emrin dhe imazhin tim publik për të dërguar një mesazh kërcënues për pjesën tjetër të tatimpaguesve”, u shpreh ajo.

Shuma që do t’i rikthehet përfshin rreth 24 milionë euro tatim mbi të ardhurat dhe afro 25 milionë euro gjoba për atë që autoritetet e kishin cilësuar si një shkelje “shumë të rëndë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos