Pamjet dramatike, përplasen dy avionë luftarakë amerikanë dhe rrëzohen

Nga Xhevahir Qardaku
18 Maj 2026, 11:08 | Bota

Dy avionë luftarakë amerikanë u përplasën gjatë një shfaqjeje ajrore në Idaho të dielën.

Katër aviatorët e përfshirë në aksident u katapultuan në mënyrë të sigurt. Ngjarja ndodhi rreth dy milje larg bazës ajrore Mountain Home, shkruan A2.

Organizatorët e ndërprenë shfaqjen ajrore pas incidentit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një përplasje gjatë një shfaqjeje ajrore në këtë bazë ushtarake.

Në vitin 2003, një avion luftarak i skuadrës “Thunderbirds” u rrëzua. Ndërsa në vitin 2018, piloti i një deltaplani humbi jetën. Ngjarja e së dielës ishte hera e parë që baza ajrore organizonte një shfaqje ajrore që nga incidenti i vitit 2018.

Autoritetet njoftuan se po hetojne lidhur me incidentin, ndersa ende nuk dihet se çfare ka shkuar keq mes piloteve te avioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos