Gjykata vendos kundër Trump, CNN, Politico dhe MS NOW rikthehen në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2026, 23:41 | Bota

Gjykata vendos kundër Trump, CNN, Politico dhe MS NOW rikthehen në

CNN, Politico dhe MS NOW janë rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, disa orë pasi një gjykatës federal vendosi se ndalimi i aksesit për tre mediat nga presidenti Donald Trump ishte me gjasë antikushtetues dhe urdhëroi rikthimin e menjëhershëm të tyre.

Tre mediat kërkuan një seancë urgjente në gjykatë për të rifituar aksesin, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se kishte “shkelur në mënyrë të përsëritur” vendimin e gjykatës, pasi gazetarët e tyre ishin penguar të hynin në ambientet presidenciale. Seanca u anulua pasi aksesi u rikthye.

Trump kishte deklaruar fillimisht se ndalimi ndaj këtyre mediave u vendos për shkak të “lajmeve të rreme”. Më vonë, Shtëpia e Bardhë e justifikoi vendimin me çështje të sigurisë kombëtare.

Por në vendimin e tij të gjyqtari Timothy Kelly shprehu dyshime mbi argumentin e sigurisë kombëtare. Në vendim urdhërohet që ndalimi ndaj CNN, Politico dhe MS NOW të hiqet përkohësisht, duke argumentuar se masa “me gjasë ka shkelur të drejtat e tyre kushtetuese për proces të rregullt ligjor”.

Të tre mediat raportuan se u ishte mohuar hyrja në Shtëpinë e Bardhë mëngjesin e së enjtes, çka i shtyu ato të kërkonin ndërhyrjen urgjente të gjykatës.

Përplasja mes Shtëpisë së Bardhë dhe mediave kufizoi përkohësisht edhe mbulimin televiziv të disa aktiviteteve të Trump, ndërsa presidenti amerikan priste presidentin kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë, përpara një darke shtetërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos