Mamdani përplaset me Netanyahun pas fjalimit në OKB: Gënjeshtra për të justifikuar veprimet ndaj palestinezëve

Nga A2 CNN
24 Shtator 2026, 22:53 | Bota

Mamdani përplaset me Netanyahun pas fjalimit në OKB: Gënjeshtra

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke e akuzuar atë se po përdor deklarata të pabazuara për të justifikuar veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve.

Në një deklaratë pas fjalimit të Netanyahut, Mamdani tha se kryeministri izraelit përsëriti ato që ai i cilësoi si “gënjeshtra të pabaza”, ndërsa hodhi akuza ndaj tij lidhur me luftën në Gaza.

“Siç ka bërë herë pas here, Kryeministri Netanyahu përdori fjalimin e tij për të përsëritur gënjeshtra të pabaza që synonin të justifikonin veprimet e tij ndaj palestinezëve”, deklaroi Mamdani.

Ai iu referua gjithashtu urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ndaj Benjamin Netanyahut, duke theksuar se ai mbetet subjekt i këtij urdhri.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Netanyahut, duke e akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në lidhje me situatën në territoret palestineze.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos