“Grinçi” Trump: Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë, përfshirë edhe llumit të majtë radikal

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2025, 12:28 | Bota

“Grinçi” Trump: Gëzuar Krishtlindjet për të

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka postuar një mesazh të pazakontë për Krishtlindje, duke sulmuar demokratët, të cilët i cilëson si radikalë të majtë.

“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë, përfshirë edhe llumit të majtë radikal, që po bën gjithçka të mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keq. Ne nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, ose forcë të dobët ligjzbatuese. Ajo që kemi është një treg aksionesh rekord, nivelin e krimit më të ulët në dekada, zero inflacion, dhe dje një rritje ekonomike prej 4.3%, dy pikë më shumë se sa pritej”, shkroi Trump në Trhuth Social, përcjell A2 CNN.

Trump shtoi se tarifat i kanë sjellë triliona dollarë Shteteve të Bashkuara. “Kemi prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta më shumë se kurrë. Zoti e bekoftë Amerikën!!!”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos