“Groenlanda na duhet për sigurinë”, Trump kërcënon: Nuk përjashtojmë përdorimin e forcës

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 12:50 | Bota

“Groenlanda na duhet për sigurinë”, Trump

Presidenti Donald Trump përsëriti kërcënimin e tij për të përdorur forcën ushtarake për të aneksuar Groenlandën. Në një intervistë për NBC, ai tha se nuk e përjashtonte përdorimin e forcës, apsi sipas tij SHBA ka nevojë të madhe për Groenlandën.

"Nuk e përjashtoj. Nuk po them që do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë. Ne kemi nevojë të madhe për Groenlandën”, tha Trump, raporton CNN.

"Grenlanda është një popullsi shumë e vogël, për të cilën do të kujdesemi, do ta duam dhe të gjitha këto. Por na duhet për sigurinë ndërkombëtare." Ai shtoi se dyshon se kjo do të ndodhë, por se mundësia "sigurisht" që ekziston.

Trump është rikthyer në lajme me një sërë njoftimesh që po trondisin politikën e brendshme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në një mesazh të botuar në Truth, presidenti amerikan deklaroi se kishte urdhëruar rindërtimin dhe rihapjen e burgut federal të Alcatraz, i mbyllur për më shumë se gjashtëdhjetë vjet.

“Do të strehojë kriminelët më të pamëshirshëm dhe të dhunshëm të Amerikës”, shkroi ai, duke specifikuar se objekti do të “zgjerohet ndjeshëm”.

Gjithashtu në mediat sociale, Trump njoftoi qëllimin e tij për të futur një tarifë 100% për të gjithë filmat e prodhuar nga jashtë që shpërndahen në Shtetet e Bashkuara.

"Ne duam filma të prodhuar në Amerikë, përsëri!" tha ai, duke denoncuar atë që e quajti “një kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Sipas presidentit, industria amerikane e filmit “po vdes shumë shpejt” për shkak të stimujve të ofruar nga vendet e tjera për të tërhequr regjisorët dhe studiot larg Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një takimi me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump konfirmoi se kishte propozuar dërgimin e trupave amerikane në Meksikë për të luftuar kartelet e drogës.

Më pas ai kritikoi presidenten meksikane Claudia Sheinbaum: “Ajo është një grua e mrekullueshme, por ka aq shumë frikë nga kartelet saqë as nuk mund të mendojë kthjellët.”

Trump përjashtoi gjithashtu një takim të afërt me Presidentin kinez Xi Jinping, ndërsa tha se “Kina dhe populli ynë po flasin për gjëra të ndryshme”. Më pas ai komentoi transferimin e Mike Waltz nga kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSA) në rolin e ambasadorit të SHBA-së në OKB. “Nuk e kam humbur besimin tek ai, personalisht, e preferoj atë rol ndaj atij tjetrit”.

Në frontin ekonomik, presidenti parashikoi mundësinë që marrëveshje të reja tregtare të arriheshin që këtë javë, duke specifikuar se: "Unë do të jem ai që do të përcaktojë detyrimet dhe kushtet".

Lidhur me politikën e imigracionit, ai përsëriti nevojën për të përshpejtuar emërimet gjyqësore dhe kritikoi sistemin aktual: "Ne kemi nevojë për gjyqtarë që nuk pretendojnë të gjykojnë çdo emigrant të paligjshëm. Me miliona mbërritje, do të nevojiteshin miliona gjyqe, është e pamundur." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos