Grusht shteti në Bolivi? Tanket në qendër të kryeqytetit, presidenti: Respektoni demokracinë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 22:47 | Bota

Grusht shteti në Bolivi? Tanket në qendër të kryeqytetit,

Presidenti i Bolivisë Luis Arce ka denoncuar mbrëmjen e së mërkurës atë që e quajti mobilizim të parregullt të njësive të caktuara të ushtrisë boliviane" në La Paz.

Deklaratat, Luis Arce i bëri në një postim në platformën “X” në një kohë kur ka pretendime se ushtria po tentonte të bënte grusht shteti.

“Duhet të respektoni demokracinë,” tha ai.

Tanket ushtarake thuhet se u pozicionuan rreth një sheshi kryesor në La Paz, ku janë zyrat kombëtare ekzekutive dhe legjislative, sipas Agjencisë Shtetërore të Medias ABI.

Është e paqartë pse njësi ushtarake ndodhen në Murillo Plaza ndërsa CNN raporton se po përpiqet të kontaktojë qeverinë e Bolivisë për koment.

Ish-presidenti Evo Morales, i cili si presidenti aktual është në partinë Lëvizja për Socializëm (MAS) të Bolivisë, paralajmëroi se një "grusht shteti po përgatitet".

Morales u bëri thirrje gjithashtu “lëvizjeve sociale të fshatit dhe qytetit të mbrojnë demokracinë”. Sipas ABI, mobilizimi ushtarak filloi rreth orës 14:30 me orën lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos