Hakmarrja e Izraelit kundër Iranit, SHBA: Ishte për vetëmbrojtje, Irani të ndalojë përshkallëzimin

Nga Erjon Dervishi
26 Tetor 2024, 08:32 | Bota

Hakmarrja e Izraelit kundër Iranit, SHBA: Ishte për vetëmbrojtje,

Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar drejtpërdrejt Iranit për të kërkuar që ai "të shmangë sulmet e mëtejshme kundër Izraelit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon".

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit në mënyrë që ky raund luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.

“Përgjigja e Izraelit ishte një ushtrim vetëmbrojtjeje, veçanërisht duke shmangur zonat e populluara dhe duke u fokusuar ekskluzivisht në objektivat ushtarake, në kontrast me sulmin e Iranit ndaj Izraelit që synonte qytetin më të populluar të Izraelit,” shtoi ai, shkruan A2.

Ndërkohë zëdhënësi i Organizatës së Aviacionit Civil iranian njoftoi se fluturimet do të kthehen në normalitet duke filluar nga ora 9 e mëngjesit me orën lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos