“Hamasi është kokëfortë”, Netanyahu zotohet për kthimin e pengjeve izraelitë

Nga Erjon Dervishi
27 Maj 2025, 12:54 | Bota

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netnayahu ka bërë me dije se do të shkatërrojë përfundimisht Hamasin dhe do të kthejë të gjithë pengjet në shtëpi. Në një reagim të tij për ceremoninë e 58 vjetorit të luftës së vitit 1967, Netanyahu tha se synimi është që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin.

“Ne do të mposhtim ata që kërkojnë jetët tona. Do të sjellim në shtëpi të gjithë pengjet. Do të sigurohemi që Gaza të mos jetë më një kërcënim për ne. Ky mision, e cila përfshin edhe misionin për kthimin e pengjeve na shoqëron ne ditë pas dite. Na preokupon ne natë pas nate. Nuk do ta lejojmë të shkojë kaq kollaj. Nëse nuk e kemi arritur sot, do ta arrijmë nesër, më pas një ditë pas të nesërmes, nuk do ta lejojmë të na ikë kollaj. Këto janë vështirësitë”, tha Netanyahu, shkruan A2 CNN.

“Hamasi është kokëfortë, është sfidues – siç tha përfaqësuesi amerikan Witkoff këtë mbrëmje. Kjo është e vërtetë. Nuk po e tolerojmë. Deri tani kemi rikthyer të gjallë 148 pengje. Janë ende njëzet që janë padyshim gjallë, dhe të tjerë që nuk janë. Ne synojmë t'i kthejmë të gjithë - të gjallët dhe të rënët njësoj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos