Hamasi humb kontrollin e Gazës veriore

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 22:27 | Bota

Hamasi humb kontrollin e Gazës veriore

Hamasi ka humbur kontrollin e veriut të Gazës. Lajmin e bën të ditur ministri i mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, në një konferencë për shtyp, mbrëmjen e së martës.

Ai shtoi se ushtria izraelite ka bërë përparime të rëndësishme dhe se kontrollon tashmë qendrën e qytetit të Gazës, në veri.

Për ditë të tëra ushtria izraelite ka rrethuar Spitalin Al-Shifa, në qytet, për të cilin Izraeli thotë se ndodhet mbi një bazë ushtarake të Hamasit.

Hamasi e mohon pretendimet e IDF, por së fundmi, SHBA thotë se kanë informacione nga inteligjenca që mbështesin pretendimin e Izraelit.

“Hamasi ka humbur kontrollin, dhe në fakt, ne jemi në kontroll në të gjithë teatrin qendror të Rripit të Gazës, në veri të Rripit dhe në veçanti në qytetin e Gazës”, tha Gallant.

Por kur u pyet se sa mund të zgjasë lufta, miniztri izraelit u shpreh: “Po flasim për muaj të gjatë, jo për një apo dy ditë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos