Izraeli lëshoi një ultimatum për palestinezët në Khan Younis dhe zonat përreth që të largohen sa më shpejt nga zona, ndërkohë që shtohen zërat se ushtria izraelite po planifikon të kryejë një tjetër ofensivë në qytetin në jug Gazës.
Urdhri i evakuimit erdhi pas lajmeve se Izraeli liroi të hënën drejtorin e spitalit kryesor të Gazës, i cili ishte mes dhjetëra palestinezëve që u liruan dhe u kthyen në enklavë
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë po vazhdojnë përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Por të dyja palët po vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimet e tyre.
Hamasi kërkon armëpushim dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza, ndërsa Izraeli pranon vetëm pauza të shkurta luftimi deri në shkatërrimin e grupit militant. (A2 Televizion)