Helikopteri ambulancë rrëzohet në mes të autostradës

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 10:05 | Bota

Helikopteri ambulancë rrëzohet në mes të autostradës

Një helikopter mjekësor është rrëzuar në një pjesë të ngarkuar me trafik të autostradës “50th Avenue” në Sacramento të Kalifornis.

Aksidenti ajror ndodhi mbrëmjen e kaluar dhe sipas raportimeve la të plagosur  tre persona, megjithëse nuk kishte pacientë në bord në momentin e fluturimit.

Të mbijetuarit u dërguan në spital për trajtim, tha kryebashkiaku i Sacramentos Kevin Mccarthy në një postim në ‘X’ pasi avioni u rrëzua në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Jemi duke përcaktuar detajet e situatës, si dhe gjendjen e ekuipazhit, të cilët u transportuan në spitalet e zonës", tha kompania REACH për Reuters. Kompania ofron shërbime për pacientë në gjendje kritike dhe të plagosur në të gjithë Shtetet e Bashkuara perëndimore.

Raportet e hershme, duke cituar të dhëna nga sistemi i gjurmimit të fluturimit, sugjerojnë se helikopteri sapo ishte ngritur nga Qendra Mjekësore UC Davis.

Mbetet e paqartë se kush ishte në bord të avionit dhe shkaku i saktë i rrëzimit është aktualisht nën hetim. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos