Ministri i jashtëm Iranian, Abas Arakci tha se kishte parashtruar kërkesat e Iranit dhe rezervat lidhur me pozicionin amerikan të shtunën, teksa Islamabadi organizoi një përpjekje të re për ti dhënë fund luftës që ka vrarë me mijëra e ka tronditur tregjet globale.
“Shpjeguam parimet tona lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket armëpushimit dhe përfundimit të plotë të luftës së imponuar ndaj Iranit”, u bë e ditur në një deklaratë. Ndërkohë një burim diplomatik iranian deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se ata nuk do të pranojnë kërkesat maksimaliste të shteteve të bashkuara.
Edhe pse detajet e bisedimeve nuk dihen, Arakci u takua me kryeministrin Pakistanez Sharif dhe zyrtarë të tjerë të lartë këtë të shtunë.
Më herët shtëpia e bardhë tha se të dërguarit e Trump, Wittkof dhe Kushner do të udhëtonin drejt Pakistanit po Irani përjashtoi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me ta. Ndërkohë në një deklaratë, forcat e armatosura të Irani kërcënuan të kundërgjigjen nëse SHBA vijon bllokadën në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti Mahumud Pezeshkian i bëri thirrje popullit të kontrollojë konsumin e elektricitetit ndërsa bllokada ndaj porteve vijon.
“Armiqtë po shkatërrojnë infrastrukturën dhe po na vendosin nën rrethim që kënaqësia e tanishme e njerëzve të kthehet në pakënaqësi. Ne vend te 10 dritave ndizni vetëm 2”, ishte deklarata e Pezeshkian. (A2 Televizion)