I akuzuan gruan për korrupsion, kryeministri i Spanjës nuk do të dorëhiqet

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 11:51 | Bota

I akuzuan gruan për korrupsion, kryeministri i Spanjës nuk do të

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez iu ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se do të vijojë të jetë në krye të qeverisë.

Javën e kaluar, Sanchez njoftoi se do të pezullonte agjendën e tij pasi prokuroria kishte iniciuar një hetim për bashkëshorten e tij për korrupsion.

Vendimi i tij javën e kaluar për të marrë kohë nga detyrat, për të reflektuar nëse ia vlente të vazhdonte si kryeministër, erdhi si befasi edhe për njerëzit nga Partia e tij Socialiste.

Akuzat kundër gruas së Sánchez, Begoña Gómez, u ngritën nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme i quajtur Miguel Bernad.

Të enjten, prokurorët në Madrid kërkuan që hetimi të pezullohet për shkak të mungesës së provave. Padia e zotit Bernad përbëhet nga lajme të ndryshme, një prej të cilave tashmë është vërtetuar e rreme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos