I arrestuari merr armën e policit dhe qëllon në drejtim të tij, 2 të plagosur

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 10:19 | Bota

I arrestuari merr armën e policit dhe qëllon në drejtim të

Dy oficerë policie u plagosën rëndë, të enjten mbrëma, pas të shtënave në Francë. Ngjarja u regjistrua në një stacion policor në Paris, ku një burrë i mori armën e shërbimit një polici dhe hapi zjarr.

Ngjarjet u zhvilluan pak para orës 22:30, ndërsa sulmuesi sapo ishte arrestuar. Oficerët po i nënshtronin një kontrolli trupor kur sulmuesi veproi ndaj tyre.

Sipas mediave të huaja, dy efektivët e policisë u transportuan në spital, ku u shtruan në repartin e terapisë intensive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos