
I dyshuari i armatosur që përplasi automjetin e tij në një sinagogë të madhe në Michigan kishte humbur katër anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit në vendlindjen e tij, Liban, javën e kaluar.
Ayman Mohamad Ghazali, 41 vjeç, një qytetar amerikan i natyralizuar, i lindur në Liban, u vra nga personeli i sigurisë pasi përplasi automjetin në Temple Israel në West Bloomfield Township, pranë Detroitit, të enjten. Nuk pati viktima apo të plagosur mes stafit të sinagogës, mësuesve dhe 140 fëmijëve që ndodheshin në qendrën e edukimit të hershëm në vend, raportoi A2CNN.
FBI, e cila po udhëheq hetimin, e përshkroi sulmin si një akt dhune që kishte në shënjestër komunitetin hebre.
Një zyrtar lokal në Mashgharah, në Libanin qendror, tha të premten se dy vëllezërit e Ghazalit dhe një mbesë dhe nip i tij u vranë në shtëpinë e tyre nga një sulm ajror më 5 mars, pak pas perëndimit të diellit, ndërsa po bënin iftarin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. (A2 Televizion)