Sulmi me thikë në kabinën e avionit, piloti i FlyDubai: Nuk do t’i lija pasagjerët të vdisnin

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 13:32 | Bota

Sulmi me thikë në kabinën e avionit, piloti i FlyDubai: Nuk do

Piloti i “FlyDubai”, Smit Machchhar, ka rrëfyer momentet e vështira gjatë një incidenti në kabinën e avionit, ku u sulmua nga bashkëpiloti ndërsa në bord ndodheshin më shumë se 170 pasagjerë.

Kapiteni indian tregoi se ishte i plagosur dhe ndodhej në dysheme, por vendosi të bënte një përpjekje të fundit për të hapur derën e kabinës dhe për të lejuar persona të tjerë të ndërhynin, raporton BBC, pëcjell A2CNN. 

“Isha i shtrirë në dysheme, i plagosur, por i thashë vetes të bëja edhe një përpjekje të fundit për ta hapur derën nga brenda”, tha Machchhar gjatë një video-telefonate me kryeministrin indian, Narendra Modi.

“Po luftoja për jetën time, por në të njëjtën kohë e dija se nuk do të lejoja që të tjerët të vdisnin”, shtoi piloti.

Avioni po kryente fluturimin FZ1073 nga Dubai drejt Tel Avivit, kur gjatë udhëtimit ekuipazhi dërgoi një sinjal emergjence te kontrollorët e trafikut ajror. Më pas avioni kaloi në kodin 7500, i cili përdoret për të sinjalizuar një situatë të paligjshme ose kërcënim në bord.

Sipas deklarimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, bashkëpiloti dyshohet se e sulmoi kapitenin me thikë dhe më pas tentoi të merrte kontrollin e avionit.

Pasagjerët arritën ta neutralizonin sulmuesin, ndërsa dy pilotë rezervë, të cilët udhëtonin si pasagjerë, morën kontrollin e avionit. Ata e ulën atë në mënyrë të sigurt në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Machchhar u dërgua fillimisht në spital në Tabuk dhe më pas u transportua drejt Abu Dhabit. Autoritetet indiane kanë bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos