Macron diskuton krizën energjetike me Trump-in

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 13:17 | Bota

Macron diskuton krizën energjetike me Trump-in

Presidenti francez Emmanuel Macron ka diskutuar krizën globale energjetike gjatë një bisede telefonike me Donald Trump.

Macron theksoi nevojën për bashkëpunim për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve. Ai tha se Franca po punon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë për të zbutur presionet mbi çmimet dhe se synon gjithashtu të zhvillojë një takim me liderët e G7.

Administrata Trump u ka kërkuar Gjermanisë dhe Francës të nxjerrin nga rezervat e emergjencës sasi karburanti, me synim lehtësimin e rritjes së çmimeve globale.

Kostot e karburanteve janë rritur ndjeshëm në javët e fundit si në vendet e Bashkimit Evropian, ashtu edhe në SHBA, ndërsa konfliktet në Ukrainë dhe Iran vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos