"Kosova duhet të anëtarësohet në NATO", Kurti poston foton me Trump-in

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 13:04 | Aktualitet

"Kosova duhet të anëtarësohet në NATO", Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me Presidentin Trump në Asamblenë e OKB.

Kurti thotë se e falënderoi Trump-in për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO. Ai thekson se SHBA-të janë aleati kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.

E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e Kurtit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos