Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh se “ishte i tmerruar” nga sulmi i Izraelit ndaj një kolone autoambulancash në Gaza. Në një deklaratë të OKB-së, ai ka shprehur tronditjen për imazhet e trupave të shpërndarë në rrugë dhe bëri thirrje për ndërprerjen e sulmeve në Gaza.
“Jam i tmerruar nga sulmi i raportuar në Gaza mbi një autokolonë ambulance jashtë spitalit Al-Shifa. Imazhet e trupave të shpërndara në rrugë jashtë spitalit janë tronditëse. Tani, për gati një muaj, civilët në Gaza, përfshirë fëmijë dhe gra, janë rrethuar, u është mohuar ndihma, janë vrarë dhe janë bombarduar nga shtëpitë e tyre," tha ai, "Kjo duhet të ndalet”, tha Guterres në deklaratë.
Por ai tha se nuk i kishte harruar "sulmet terroriste" të Hamasit në Izrael dhe "vrasjen, gjymtimin dhe rrëmbimet, duke përfshirë gratë dhe fëmijët", ndërsa përsëriti thirrjet për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtur në Gaza.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen për situatën e rëndë humanitare, për të cilën tha se ishte "e tmerrshme".
"Nuk po vijnë gati ushqime, ujë dhe ilaçe të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e njerëzve. Karburanti për të furnizuar spitalet dhe impiantet e ujit po mbaron," tha ai.
Sulmi pranë spitalit Al-Shifa të qytetit të Gazës, objekti më i madh mjekësor në enklavë, vrau të paktën 15 njerëz dhe plagosi 50 të tjerë të premten, sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi. (A2 Televizion)