Atentati ndaj Donald Trump, çfarë dihet deri më tani, nga autori te reagimi i Biden

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 09:18 | Bota

Atentati ndaj Donald Trump, çfarë dihet deri më tani, nga

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka rënë pre e një atentati teksa ishte në një takim elektoral në Pendilvani. Po çfarë dihet deri më tani?

Personi i armatosur: FBI e identifikoi atë si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks , i cili jetonte në Bethel Park, Pensilvani, rreth 35 milje në jug të vendndodhjes së tubimit. Ai u vra në vendngjarje nga agjentët e Shërbimit Sekret. Të dhënat tregojnë se 20-vjeçari ishte regjistruar për të votuar si republikan, por bëri një donacion të vogël për një grup të lidhur me demokratët në 2021.

Kërcënime të mëtejshme: Autoritetet në një konferencë shtypi thanë se aktualisht nuk besojnë se ka ndonjë kërcënim shtesë ekzistues për ish-presidentin.

Viktimat: Të shtënat lanë të vdekur një pjesëmarrës në tubim dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, thonë autoritetet. Të tre ishin burra të rritur. Edhe pse ato janë identifikuar nga autoritetet, këto detaje nuk janë bërë ende publike.

Reagimi i Trump:  Një zëdhënës tha se Trump është "mirë", e ndërsa Shërbimi Sekret njoftoi se ai ishte i sigurt. Ish-presidenti tha në rrjetet sociale se  u godit  nga një plumb në "pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë". Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Trump u kthye në Newark, New Jersey.

Hetimi: Agjenci të shumta federale dhe shtetërore po hetojnë se çfarë ndodhi, si sulmuesi hyri në ambientet ku zhvillohej tubimi me armë, çfarë arme u përdor dhe pyetje të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje publike. FBI i ka kërkuar publikut të paraqesë çdo informacion, foto ose video në lidhje me të shtënat në FBI.gov/butler  ose të telefonojë 1-800-CALL-FBI.

Biden nxiton të kthehet në shtëpi: Presidenti Joe Biden ishte në Delaware në kohën e të shtënave, ku ai kishte planifikuar të qëndronte për fundjavën - por pas ngjarjes së rëndë u kthye në Shtëpinë e Bardhë herët në mëngjes të dielën. Më herët, ai tha se kishte folur me Trump dhe dënoi publikisht të shtënat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos