Atentati ndaj Trump, Berisha: Kushdo që fshihet pas këtij akti, të marrë ndëshkimin e duhur

Nga A2 CNN
14 Korrik 2024, 10:36 | Bota

Atentati ndaj Trump, Berisha: Kushdo që fshihet pas këtij akti,

Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike, ka reaguar për atentatin ndaj Donald Trump.

Ai ka dënuar sulmin duke thënë se “kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndëshkimin më të rreptë ligjor”.

“Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit  Donald Trump. Ky  akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Presidentit  Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtënat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë  rreziku për jetën dhe një pjesëmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe  familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpejtë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndëshkimin më të rreptë ligjor”, shkruan Berisha.

Donald Trump u qëllua në vesh gjatë një mitingu në kuadër të fushatës. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, teksa ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos