“I papranueshëm ndryshimi i regjimit në Iran”, Rusia: Do të hapte “kutinë e Pandorës”

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 08:38 | Bota

“I papranueshëm ndryshimi i regjimit në Iran”, Rusia: Do

Rusia është shprehur qartë se “ndryshimi i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe vrasja e Udhëheqësit Suprem të vendit do të hapte “kutinë e Pandorës”.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për Sky News, përcjell A2.

I pyetur se si do të reagonte Rusia nëse Izraeli do të vriste Ajatollahun Ali Khamenein, Peskov theksoi: “Do reagonim shumë negativisht, ne do ta kundërshtonim fuqimisht atë. Do të çonte në lindjen e atmosferave ekstremiste në Iran dhe ata që flasin për (vrasjen e Khameneit), duhet ta dinë mirë këtë”, tha Peskov.

Në lidhje me ndryshimin e regjimit në Iran, ai e cilësoi: “Është i paimagjinueshëm”.

“Duhet të jetë i papranueshëm, madje edhe të flasësh për këtë duhet të jetë e papranueshme për të gjithë”, theksoi Peskov.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos