Një sy për një sy. Irani duket se do të hakmarret në të njëjtën mënyrë ndaj Izraelit për bombardimin e televizionit shtetëror disa ditë më parë, ku humbën jetën 3 punonjës dhe u plagosën disa të tjerë.
Mbrëmjen e së enjtes, Irani lëshoi paralajmërim për evakuimin e zyrave të lajmeve të Channel 14, të cilin e akuzon se është “kanali propagandistik i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu”.
IRIB tha se Irani do të synojë zyrat e televizionit në ditët në vijim, duke u bërë thirrje të gjithë punëtorëve t'i evakuojnë ato.
Të hënën, ushtria izraelite sulmoi kompleksin e studiove të kanalit shtetëror të lajmeve të Iranit, IRINN, duke e quajtur atë një "qendër komunikimi që po përdorej për qëllime ushtarake nga Forcat e Armatosura Iraniane". (A2 Televizion)