Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 08:24 | Bota

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me magnitudë 4.1 në Rancuaga të Kilit shkaktoi shembje në minierën e bakrit El Teniente.

Kompania shtetërore e minierave e Kilit, Codelco, njoftoi lajmin: "Me trishtim dhe solidaritet me familjet e prekura, njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Paulo Marín Tapia, i kompanisë Salfa Montajes, i cili punoi në Projektin e Andezitit".

Codelco tha se menjëherë pezulloi aktivitetet në zonën e prekur dhe filloi një hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit.

El Teniente është depozita më e madhe nëntokësore e bakrit në botë dhe miniera kryesore e Codelco-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos